Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë te shkolla ekonomike në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se viktima është dërguar pë tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar . Viktima , i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njejtit është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë. I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Borovci.