Theret një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.