Therin me thikë një person, arrestohen dy të dyshuarit

Dy persona janë arrestuar pasi me thikë kanë sulmuar një person tjetër. Si pasojë e sulmit me thikë, viktima ka pësuar lëndime trupore me ç ‘rast edhe është trajtuar në QKUK.

Pas intervistimit të dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje të mëhershme e kishin sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e sulmit me thikë nga njëri prej të dyshuarve viktima kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Në lidhje me rastin është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve ku janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë të ftohta – thika. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur raporti i Policisë së Kosovës. /Indeksonline/