Therje me thikë në Prishtinë

Të martën në orën 13:30 është therur me thikë një person në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili ka thënë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Çagllavicë.

“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë”, thuhet në njoftim.

Sipas zëdhënësit policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.