Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, lëndohet një person

Një person dyshohet se është therur me thikë, pas një përleshjeje që ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Përleshja fizike ndodhi rreth orës 16:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast, nga një mjet i mprehtë, është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po bën hetimet lidhur me rastin.