Thjeshtë dhe me çfarë ju ndodhet në shtëpi, si të bëni një maskë (video)

Teksa pandemia e koronavirusit përkeqësohet, kërkesa për pajisjet jetësore është rritur ndjeshëm dhe përpjekja për t’i siguruat ato, krahasohet me “gjueti thesari”.

Pasi, OBSH-ja këshilloi vënien e maskave për të parandaluar infeksionin, gjetja e tyre në treg është bërë dyfish më e vështirë.

Maskat e mirëfillta duket sikur mungojnë, por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk mund të krijojnë të tilla me mjete rrethanore.

Madje, një maskë e tillë mund të dojë vetëm një bluzë pambuku dhe rreth 30 sekonda për t’ u bërë, pa asnjë prerje.

Këtë e dëshmon një video që po shndërrohet në viral nga doktor Jerome Adams, i cili mban titullin e Kirurgjut të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Titulli i “Kirurgut të përgjithshëm “ i referohet personit të emëruar nga vetë presidenti që është autoriteti më i lartë i shëndetit publik brenda territorit federal./Opinion.al

https://youtu.be/tPx1yqvJgf4