S’ka përafrime: Kërkesa e LDK-së për kryeparlamentarin është ende në tavolinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth takimit tri orësh i cili ka përfunduar para pak çasteve në mes të Kurtit dhe Mustafës dhe zyrtarëve tjerë të subjekteve fituese.

Ai ka zbuluar për Syri.net Kosova disa detaje ekskluzive të takimit, i cili nuk ka sjellur përafrime sa i përket marrëveshjes për koalicionin.

“LDK vazhdon të qëndroj në kërkesat e saj të cilat i ka pasur në në fillim të bisedimeve me VV-në, e që bie që posti i kryeparlamentarit t’i takojë LDK-së, kërkesë e cila vazhdon të mbetet ende në tavolinën e bisedimeve”, tha Haziri.

Haziri ka deklaruar se takimi i radhës, do të jetë nesër pasdite në orën 14:00 në selinë e Kuvendit.