Zemaj e pezulloi: Ish-sekretari i MSH-së betohet se punën e ka kryer dinjitetshëm

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të premtën që e lam pas e ka pezulluar sekretarin e kësaj të ministrie, Naim Bardiqin.

Në vendimin e nënshkruar nga Ministri Zemaj, sekretari Bardiqi është përgjegjës për monitorim jo të duhur të proceseve të brendshme në Ministri duke e arsyetuar vendimin e tij se në MSH ka pasur monitorim të dobët të procesit të prokurimit, dështim në sigurimin e zbatimit të ligjit, proceseve të parregullta të avancimeve e gradimeve brenda këtij institucioni.

Por, gati një javë pas pezullimit të tij, Bardiqi, ka thënë punën e tij e ka kryer dinjitëtshëm, me përkushtim etik, profesional e moral.

Ky është postimi i plotë i Bardiqit:

Të nderuar miqë, dashamirë, familjarë ju njoftoj se më datë 10.07.2020 jam pezulluar nga puna si Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e shëndetësisë.

Ju siguroj dhe betohem se punën e kam bërë DINJITETSHëM dhe përkushtim etik, moral e profesional!

Ju jam shumë mirënjohës për mesazhet tuaja.

Do e vecoj nje mesazh (sms në telefon) të një miku të cilin e cmoj shumë lart dhe me PëRULJE:

“Përshëndetje doktor, Së pari uroj të jesh mirë ti dhe familja. Së dyti jam thell i zhgënjyer me largimin tuaj nga ajo pozitë, për mua është si ta largosh uahstarin ma të mirë nga vija a frontit, po besoj se i kanë vrarë shpresat për shumëkend, dhe po ja vrave shpresat njeriut ai mbetet pa vlerë… Zoti të dhashtë shëndetin dhe qetësinë, sepse për cdo gjë ka një zgjedhje- kur mbyllet një derë, hapet një tjetër… Shpirtërisht dhe mendërisht afër teje… “