Time Kadriaj për meshën serbe në Prishtinë: Albulena e Liburni me javë bëjshin roje dikur aty

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj i ka reaguar ashpër në Kuvend qeverisë së Kosovës për mbajtjen e liturgjisë dje në Kishën Ortodokse në Prishtinë.

Kadriaj ka thënë se qeveria nuk e kishte asnjë informacion për këtë, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se i vjen keq nga aktivistët e VV-së të cilët kanë bërë roje tek Kisha për të mos lejuar mbajtjen e këtyre meshave.

“Kisha është e ndërtuar ilegalisht, ndërsa qeveria nuk kishte asnjë reagim, dhe nuk kishte informacione që është mbajtë. Mua më vjen keq prej aktivistëve të VV-së që Kurti i ka detyruar me javë të tëra të kujdestarojnë që të mos mbahen ato mesha. Madje edhe Albulena dhe Liburni tërë kohën ka qëndruar para asaj Kishe. A ka pasur leje për mbajtjen e asaj meshe? Dhe nëse jo, çfarë qeverie jeni ju që nuk e dini se çka po ndodhë në vendin tone”, ka thënë ajo.