Time Kadrijaj, Tahirit: Deklarata juaj ngjason me deklaratat ruso-serbe,Drenica të njeh më së miri!

Pas deklaratës së kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri se Ramush Haradinaj nuk ka vend në politikë, ka reaguar Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kadriaj, ka shkruar në Facebook se një deklaratë e tillë ngjason me ato ruso-serbe.

“Deklarimi i mbrëmshëm që Haradianj nuk ka vend në politikë, ngjason me deklaratat ruso-serbe, që për 22 vite nuk u ndalën asnjëherë”,ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

Tutje ka shkruar Kardijaj se deklaratat e tilla nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merren parasysh kush i ka thënë.

Ajo shkruan se pas 14 shkurtit, zotëria në fjalë do ta kuptoj pozitën dhe vlerën e tij poltike e njerëzore.

Postimi i plotë i Time Kadrijajt:

Deklarimi i mbrëmshëm se Haradinaj nuk ka vend në politikë, ngjasojnë me deklaratat Ruso -Serbe, që për 22 vite nuk u ndalën asnjëherë.

Të tilla deklarata, nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merret parasysh kush i ka thënë, dhe Abelard Tahiri është i njohur për të tilla qëndrimesh.

Por më 14 Shkurt, edhe zotëria në fjalë do e kuptoj pozitën dhe vlerën e tij politike dhe njerëzore, sepse Drenica e njeh më së miri.