Tiranë: Makina del nga rruga, 2 të vdekur dhe 2 të lënduar

Një aksident raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në rrethrrotullimin e Tapizës, në Tiranë, me pasojë vdekjen e dy personave.

Burime të “BalkanWeb” bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere dhe kanë mbetur të lënduar dy pasgjerë të tjerë.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i personave të përfshirë në aksident apo edhe shkaku. Dy pasagjerët e lënduar janë transportuar për në spital.