Vdiq një person, dalin detaje për aksidentin mes trenit dhe veturës në Klinë

Një person ka vdekur dje, pasi derisa ishte duke e vozitur veturën është përplasur me një tren udhëtarësh.

Sipas policisë, në emergjencën e Spitalit të Pejës është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Klinë 06.07.2023-12:45. Raportohet për një aksident trafiku në mes trenit dhe një veture civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili është dërguar në emergjencën e spitalit Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.