Tolaj për hapjen e shkollave: Këto janë grupmoshat e fëmijëve më të rrezikuar nga koronavirusi

Infektologu Ilir Tolaj duke folur për vendimin e MASHT-it që viti i ri shkollor të fillojë më 14 shtator, ka treguar se cilat mosha janë më të rrezikuara nga koronavirusi.

Sipas tij, mosha 12-18 vjeç e fëmijëve janë më të rrezikuar, ndërsa ata deri në 10-vjeç më me vështirësi mund ta marrin virusin apo ta bartin.

‘’Nga vet fati që kemi të bëjmë me një grup moshë 12-18 që kupton më shumë, koncentrimi i vëmendjes në përmbajtjen e masave, duhet të jetë në këtë moshë’’, ka thënë ai në një emision kosovar.

‘’Fëmijët deri në 10 vjet më vështirë infektohen dhe bartin virusin’’.

‘’Dy javë janë pak për me ndryshu dicka, ndoshta të mjaftueshme për disa aspekte teknike me u plotësu’’.