Tomë Gashi për videon ku ia shqelmonte paratë lypsit, ka dhënë arsyetim të çuditshëm

Avokati Tomë Gashi të cilit para pak çastesh iu publikua një video në të cilën shihej duke shqelmuar paratë e një lypsi që ia kishin lënë qytetarët.

Avokati Gashi ka dhënë një arsyetim të çuditshëm duke thënë se po e bën punën e inspektorit.

“Tu e kry punën e inspekcionit mas dy vjet britmash të çmendura dit e nat në sheshin Nënë Tereza”, ka shkruar Gashi.