Kuvendi miraton në lexim të dytë Buxhetin për vitin 2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2022.

Në votimin e këtij buxheti kanë marrë pjesë 65 deputetë të Kuvendit.

Vetëm një prej tyre ka abstenuar, ndërsa asnjë nuk ka qenë kundër këtij projektligji.

Buxheti i parashikuar për vitin 2022 kap vlerën prej 2 miliardë e 746 milionë euro.