Top 10-të më të votuarit e AAK-së në Deçan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë bindshëm e para edhe në këto zgjedhje në Deçan. Ramush Haradinaj si lider i partisë ka qenë bindshëm më i votuari. Plot 6.554 vota ka marrë vota kandidati për president.

Daut Haradinaj është i dyti më i votuari te AAK. 4.559 vota ka siguruar ish-shefi i Grupit parlamentar të AAK-së.

Befasi e zgjedhjeve në Deçan është numri i votave që ka siguruar Hajdar Sutaj. 2.843 vota ka marrë Sutaj në qytetin e tij.

Time Kadriaj në Deçan vazhdon të jetë e populluar. Kadriaj është bindshëm femra më e votuar në Deçan me 2.364 vota.

Shkumbin Demaliaj ka marrë 2.344 vota duke lënë mbrapa ish-kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj me 2.153 vota dhe ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj me 2.070 vota.

Arbër Tolaj ka marrë 1.972 vota, ndërsa Erblina Tahiraj ka siguruar 1.237 vota.