Toronto Raptors shpallen kampion të NBA për herë të parë në histori të klubit

Toronto Raptors janë kampionët e rinj në elitën e basketbollit në Amerikë- NBA.

Në ndeshjen e gjashtë finale, Toronto ka arritur të triumfojë në udhëtim në ‘Oracle Arena’, me rezultat 114 – 110 kundër Golden State Warriors, për ta çuar në 4 – 2 serinë e ndeshjeve finale, dhe për t’u shpallur kampion në NBA për herë të parë në histori të tyre.

Ndeshja e gjashtë finale, ishte jashtëzakonisht e paparashikueshme, me fituesin e përcaktuar vetëm në çerekun e katërt.

E gjithë ndeshja, ishte e përshkruar me shumë përmbysje, por skuadra e Toronto vetëm në çerekun e katërt bëri diferencën duke fituar me rezultat 28 – 22, për të vendosur rezultatin përfundimtar 114 – 110.

Lojtari më i dalluar te Toronto Raptros ishte Kyle Lowry, me 26 pikë të shënuara, dhe dhjetë asistime të realizuara.