Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Instituti Hideometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se ky do të jetë moti për sot dhe ditëve në vazhdim:

1.05 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.

2.05 – Kryesisht vranët e më freskët. Paradite riga lokale shiu, e pasdite reshje më të vazhdueshme shiu.

3.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, që pasdites shoqërohen edhe me bubullima.4.05 – Vransira e diell. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C të hënën, e më pas me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën.

Nga e diela frynë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe mesatare 4-11m/s. Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale.