Tottenham dhe Manchester United ndajnë pikët (Video)

Derbi i xhiros së 30-të në Premierligë, i zhvilluar mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United, ka përfunduar pa fitues.

Rezultati 1 – 1 ka bërë që dy skuadrat të dalin nga kjo ndeshje me nga një pikë.

Golin e parë në ndeshjen e sontme e shënoi Steven Bergwijn, kur po luhej minuta e 27’ e ndeshjes.

Kur të gjithë mendonin se Spurs do të dalin me tri pikët nga kjo ndeshje, në skenë doli Bruno Fernandes, i cili penalltinë e dhënë në favor të United e ktheu në gol, në minutën e 81’.

Në minutën e 90′, gjyqtari akordoi edhe një penallti në favor të Manchester United, por këtu reagoi teknologjia VAR duke anuluar vendimin.

Me këtë barazim, United shkon në 46 pikë dhe mbanë pozitën e pestë, kurse Tottenham mbetet me 42 pikë në pozitën e tetë në tabelë.

https://www.youtube.com/watch?v=9JS9fB2DSLE