Tottenham kalon në gjysmëfinale, eliminon City-n (Video)

Tottenhami ka eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 1962.

Skuadra e Mauricio Pochettinos u mposht 4 – 3 në ndeshjen e kthimit, por u kualifikua tutje edhe pse rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 4 me 4. Londinezët shkojnë në gjysmëfinale për shkak të golave të shënuar si mysafirë. Derisa në ndeshjen e parë Tottenhami fitoi 1 – 0, raporton Fokusi.info.

Goli i parë në takim erdhi nga Raheem Sterling (4′), ndërsa Heung-Min Son barazoi rezultatin në minutën e 7-të dhe pastaj Son shënoi prapë për të kaluar Tottenham në epërsi në minutën e 10-të. Benardo Silva në minutën e 11-të barazoi rezultatin. Raheem Sterling u përkujdes që ta kalojë City-n në epërsi në minutën e 21-të.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, City shtoi presionin dhe në minutën e 59-të shënoi për rezultatin 4 – 2.

Mirëpo, Fernando Llorente shënoi në minutën e 73-të golin e kualifikimit.

Në gjysmëfinale, Tottenhami do të përballet me Ajaxin./Fokusi.info/

https://streamable.com/et8ew