Vushtrria ia sheh hairin transferimit të Rashicës, do të përfiton një shumë të hollash nga shitja e tij te Norwich City

Milot Rashica sot është zyrtarizuar si transfer i ri i klubit Norwich City, që do të garoi në këtë edicion në Premierë Ligën Angleze.

Nga kjo shitje nuk do të përfitoi vetëm Werder Bremen, por edhe dy klube kosovare, sipas gazetarit sportiv Arlind Sadiku.

Sadiku përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se Shkolla e Futbollit “Kurda” do të përfitoi 176 mijë euro, ndërsa Klubi i Vushtrrisë rreth 143 mijë euro.

“Nga shitja e Milot Rashicës te Norwich City përfitojnë dy klube kosovare:
– Kurda, 1.6% nga shuma totale e transferit apo 176 mijë euro.
– Vushtrria 1.3% nga shuma totale e transferit apo 143 mijë euro.” ka shkruar gazetari sportiv, Arlind Sadiku.