Tottenham siguroi fitorën në minutat e fundit (Video)

Tottenham siguroi fitorën në minutat e fundit ndaj Brighton, ku zhvilluan ndeshjen e mbetur të xhiros së 33-të, raporton Fokusi.info.

Ishte Christian Eriksen, i cili në minutën e 88-të shënoi golin e fitorës për rezultatin 1 – 0.

Kjo ishte një ndeshje e rëndësisë së madhe për të dy skuadrat.

Skuadra e Maurico Pochettinos po vazhdon luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa mysafirët po kërkojnë mbijetesën.

Me këtë fitore, Tottenham gjendet në vendin e tretë me 70 pikë, kurse Brghton gjendet në vendin e 17-të me 34 pikë.