Lul Raka: Rreziku ende nuk ka kaluar, imuniteti i tufës sjell mijëra vdekje njerëzish

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se shifrat e ulëta të rasteve me COVID-19, janë rezultate të mira, megjithatë ai ka paralajmëruar se rreziku ende nuk ka kaluar.

”Shifrat që janë dhënë sot edhe ditëve të fundit në përgjithësi janë rezultate shumë të mira”.

”Në Kosovë në dy javët e fundit në 100 mijë banorë kanë qenë 47.8 raste. Shqipëria i ka 68, Maqedonia e Veriut 92 në 100 mijë banorë, Mali i Zi 589, në dy javët e fundit është kampion evropian. Bosnja e Hercegovina i ka 111 për rajon”.

Me këtë rast, mikrobiologu, Lul Raka thekson se Kosova zë vend në mesin e shteteve të cilat janë pjesë e trendit të uljes së rasteve me COVID-19.