Trajneri i Llapit hyn në historinë e futbollit kosovar, arrin të fitojë 2 herë rresht Kupën e Kosovës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka hyrë në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë i pari që arrin ta fitojë 2 herë rresht Kupën e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur gazetari sportiv i Art Motion, Arbon Flugaj, i cili tha se Llapi është ekipi i 3-të që e fiton këtë garë 2 herë rresht, ku ekipi i parë është Prishtina më 1994 dhe 1995 dhe i 2-ti është Feronikeli më 2014 dhe 2015.

“Prishtina në ato 2 triumfe kishte pasur 2 trajnerë të ndryshëm (Burim Hatipi, Jusuf Tortoshi) teksa njejtë kishte ndodhur edhe me Feronikelin që në 2 sezonet kur fitonte Kupën drejtohej nga 2 timonier të ndryshëm (Ramiz Krasniqi, Gani Sejdiu)”, ka thënë Flugaj, shkruan Klankosova.tv.

Kujtojmë se sonte Llapi e ka mposhtur Dritën me rezultat 1-2 në “Fadil Vokrri”, duke e fituar kështu Kupën e Kosovës dhe duke siguruar kualifikimin në gara evropiane.