Zyrtare: Fiorentina shkarkon Vincenzo Montellan

Fiorentina ka shkarkuar trajnerin Vincenzo Montella, pas humbjes 1 – 4 nga Roma.

Fiorentina të premten është mposhtur 1 – 4 nga Roma në ‘Artemio Franchi’.

“ACF Fiorentina njofton se Vicenzo Montella është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në njoftim.

“Vendimi u mor pas një analize të gjatë dhe të hollësishme të performancave dhe rezultateve të ekipit”.