Trajneri i njohur nga Shqipëria merr drejtimin e Feronikelit

Dy ditë më parë Feronikeli ka larguar Zekrija Ramadanin nga posti i trajnerit në skuadër.

Tashmë kjo skuadër është në kërkim të një trajneri të ri, shkruan Gazetaolle.

Madje sot Nikli ka dalë me një njoftim se trajneri kosovar Bylbyl Sokoli nuk do të jetë pasuesi i Ramadanit.

Por siç raporton ‘newsportal’, Feronikeli ka gjetur trajner të ri në Shqipëri.

Madje ai do të jetë trajneri i njohur për ne në Kosovë, Gugash Magani.

Siç raporton mediumi i lartë cekur, Magani do të largohet nga skuadra e Besës së Kavajës dhe do të merr drejtimin e Feronikelit.

Kujtojmë se Magani më parë ishte pjesë e Superligës së Kosovës te Trepça ’89.