Trashi realizoi një gol fantastik | E praktikuam në stërvitje me trajnerin Daja

Skuadra e Ballkanit ka marrë një tjetër fitore të madhe në Europë, duke mposhtur Lincoln Red Imps me rezultatin 2-0 në “Fadil Vokrri”, në ballafaqimin e vlefshëm në kuadër të raundit të tretë kualifikues së Conference League.

Meriton Korenica dhe Lorenc Trashi realizuan golat në fitoren e sotëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Trashi tha se supergoli i tij ishte i praktikuar në stërvitje.

“Ishte diçka e punuar gjatë javës në stërvitje me trajnerin Daja, ai punon gjithmonë në skema dhe sot hasi në sukses”, tha fillimisht Trashi për SuperSport.

“Kanë mendu të gjithë se do jetë ndeshje e lehtë – por s’ka ndeshje të lehta, në këto ndeshje të gjithë lojtarët japin maksimumin. Shpresojë ta kalojmë raundin”, përfundoi ai.