Trazira në burgun e Bogotas për shkak të koronavirusit, mbi 20 të vdekur

Burgu në kryeqytetin e Kolumbisë Bogota, është përfshirë nga trazirat, ku kanë mbetur të vdekur 23 persona dhe 83 të lënduar.

Të burgosurit kanë protestuar për kushtet sanitare për shkak të koronavirusit.

32 të burgosur janë hospitalizuar, ka thënë Ministrja e Drejtësisë së Kolumbisë, Margarita Cabello, ndërsa shtatë roje burgu kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton KOHA.

Kolumbia ka mbyllur të gjithë shtetin, si masë për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit. Deri tani 231 persona janë konfirmuar si të infektuar, ndërsa 2 kanë vdekur.

“Sot është një ditë shumë e dhimbshme dhe e trishtuar”, ka thënë Cabello.

“Gjatë natës së kaluar ka pasur një tentim kriminal në masë për të ikur nga burgu i El Modelo si dhe nga disa qendra ndalimi në të gjithë shtetin”, ka shtuar ai.