Tre të arrestuar në Vushtrri, kanosën me thikë një burrë

Tre persona janë arrestuar në fshatin Pasomë të Vushtrrisë pasi kanë kanosur me thikë një burrë.

Policia njofton se dyshohet që njëri prej të arrestuarve ia kishte ekspozuar një armë zjarri të cilën e kishte pas në veturë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone e kishin kanosë me thikë viktimën mashkull kosovar dhe dyshohet se njëri prej të dyshuarve ja kishte ekspozuar një armë zjarri të cilën e kishte pas në veturë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje në këtë raport thuhet se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nga njëri prej të dyshuarve ka sekuestruar një thikë, ndërsa në veturën e tyre nuk është gjete asgjë e dyshuar.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.