Treni godet një këmbësore në Prishtinë, viktima dërgohet në spital

Pasditen e sotme në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë treni ka goditur një këmbësore.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka bërë të ditur se këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhur në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti për mediat.