Trimëria, aftësia e ushtrisë ukrainase “mbresëlënëse”

Të dielën, më 10 prill, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin foli me ushtarakët ukrainas që po stërviteshin në Shtetet e Bashkuara.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Pentagonit në Twitter, siç shihet nga Ukrinform, transmeton Fokusi.info.

“Këtë mëngjes, pata kënaqësinë të flisja me trupat ukrainase që stërviteshin në SHBA, të cilët po kthehen sot në shtëpi në Ukrainë. Trimëria dhe aftësia e tyre janë të mahnitshme”, ka shkruar Austin.

Sipas kreut të Pentagonit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’u japin atyre ndihmën e nevojshme.

Siç raportohet, një luftë në shkallë të gjerë ka vazhduar në Ukrainë për 46 ditë tashmë. Trupat ruse vazhdojnë të qëllojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën kryesore kritike dhe civile, duke vrarë brutalisht ukrainasit./Fokusi.info/