Tronditet Fushë Kruja, shpërthim me tritol në një mobileri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në qytetin e Fushë Krujës ku një  sasi eksplozivi ka shpëthyer derën hyrëse të një mobilerie, ku fatmiresisht nuk raportohet per persona të lënduar. Nga shpërthimi ka patur dëme të shumta materiale.

Forca te shumta policie të rajonit të Fushë Krujës dhe nga komisariati i Krujes janë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

Mësohet se mobileria është në pronësi të Dhurata Karaj.

BalkanWeb