Konfiskohen mbi 35 kg lëndë narkotike në Gjakovë, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi tre mujorë, sonte në orët e mbrëmjes ka arritur të arrestoj një të dyshuar për posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Gjakovës, ka zhvilluar një hetim rreth tre-mujorë (operacioni i koduar ‘Mali’), ndaj një të dyshuari për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’..”, thuhet në njoftim.

Plani është realizuar nga njësia e anti-drogës me njësi tjera policore në Gjakovë.

“Sot, më 30.06.2023, në orët e mbrëmjes, policia ka realizuar një plan taktik, ku njësive të anti-drogës u kanë ofruar mbështetje edhe njësi tjera policore të Gjakovës. Operacioni policor është zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë, nga të cilat edhe është pranuar urdhri për kontroll në një lokacion në një fshat të Gjakovës”, thuhet në komunikatën e Policisë.