Truku i shekullit (video)

Futbolli po bëhet gjithmonë e më pragmatist, por edhe inteligjent, për mënyrën se si kërkohet goli dhe fitorja. Mund të prodhosh lojë në 90 minuta, por të mos e zhbllokosh dot rezultatin, e të ankohesh për mungesë fati pastaj. Mund të ndodhë edhe e kundërta, që të të mungojnë shanset optimale për finalizim, port a gjesh rrugëdaljen përmes një episodi, që e kë praktikuar në stërvitje, shkruan Telesport.al.

Kryesisht, kjo gjë vjen përmes goditjeve standarde, qoftë ato të lira, qoftë ato nga këndi. Është ende e freskët lëvizja mashtruese e Alexandre Arnold tek ekzekutimi i këndores, në rastin e golit të katërt e të kualifikimit të Liverpoolit, që i la milionerët e Barcelonës si birila, të ngrirë, në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve (4-0). Një “imitim” të tillë inteligjent, por në goditjen e dënimit, janë munduar ta bëjnë edhe në kombëtaren e Haitit, në ndeshjen kundër Bermudas.

Shikoni si koordinohen dy lojtarë, para goditjes së topit, si e trullosën mbrojtjen kundërshtare dhe si u shënua goli. Secili mund të ketë mbresat e veta nga ky ekzekutim, por diçka duket e vërtetë: është për të qeshur dhe për të qarë… Aq më tepër që vjen nga kombëtarja e Haitit në “Gold Cup” të CONCACAF , jo një kampionat e vend me futboll elitar.