Trump konfirmon vdekjen e liderit të ISIS-it

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një konferencë për media, ka konfirmuar se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë në një aksion mirë të organizuar nga forcat speciale amerikane në Siri.

Aksioni u organizua me ndihmën e forcave kurde dhe është cilësuar si një prej aksioneve më të mira kundër udhëheqësve të Shtetit Islamik.