Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Dy vetura me targa lokale kanë dalë jashtë rrugës si pasojë e aksidentit, raporton Indeksonline.

Nuk ka ende informacione për të lënduar, ndërkohë që në vendin e aksidentit menjëherë është paraqitur policia rrugore.