Trump sulmoi ambasadorin britanik mbi ofendimet

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të dielën sulmoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Uashington, Kim Darroch, mbi e-mailet e rrjedhura në media, ku ai fyen administratën “jofunksionale” të Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk besojmë me të vërtetë se kjo administratë do të bëhet shumë më normale, më pak jofunksionale, më pak e paparashikueshme, më pak e fraksionuar, më pak diplomatikisht e ngathët dhe e paaftë”, theksoi i dërguari britanik në e-mailet e tij për zyrtarët në Londër.

Shpërthimi i tij i fshehtë ndaj Trumpit përfshinte fjalë si “i pasigurtë” dhe “jokompetent”.

Një burim nga qeveria e Britanisë konfirmoi për CNN vërtetësinë e e-maileve. Mesazhet së pari u zbuluan dhe publikuan nga Daily Mail në Britaninë e Madhe.

“Nuk jemi tifozë të mëdhenj të atij njeriu dhe ai nuk ka shërbyer mirë Britanisë së Madhe. Këtë mund t’jua them”, u tha Trump gazetarëve.

“Mund të them gjëra për të, por unë nuk do t’ju mërzisë,” shtoi Trump.

Sipas “Daily Mail”, Darroch njoftoi zyrtarët e Britanisë se “karriera e Trump mund të përfundojë në turp”, dhe përdori termin “luftë me thika” për të përshkruar situatën politike brenda Shtëpisë së Bardhë.

Nga Britania e Madhe ende nuk kanë lëshuar asnjë njoftim për këtë çështje.