Trushpërlarët e rënë në kurthin e demagogjisë

Shkruan Driton Smakaj

Trushpërlarët e rënë në kurthin e demagogjisë, donë me ba popullin e shkretë me u tranua duke bërë propagandë të poshtër për shkatërrim që 20 vjet.

Ta merr mendja që Kosova para 20 vjetëve ka qenë më e zhvilluar sesa Zvicra. A të gjithë e dimë mirë që qysh nga viti 1989, Millosheviqi na i ka marr të gjitha pasuritë shoqërore, i ka eksploatua deri në çdo pikë të mundshme, i ka degraduar sa më ska, ndërsa qytetarët e Kosovës i ka konsideruar sikur kafshë të xhunglës, ose edhe më keq, i ka rreh në rrugë e nëpër stacione policore, i ka dënua kudo për të ua vjelur paratë, kur i ka torturuar fort i ka detyrua edhe me pagua nga 1000 Marka gjermane veç mos me i rreh edhe njëherë tjetër.
Janë mbi 700 mijë shqiptarë të Kosovës të maltretuar brenda 10 viteve.

Para se të vinte UÇK-ja, Kosova ka qenë një ferr i vërtetë, një jetë pa dinjitet të njeriut, një poshtërim i qenies njerëzore.
Progresi më i dukshëm i Kosovës që nga koha e Perandorisë Osmane ka ndodhur pikërisht në këto vitet pas çlirimit. Duhesh me qenë totalisht i poshtër mos me pranua që ska diçka më madhështore për një shoqëri të robëruar sesa fitimi i lirisë dhe bërja e shtetit. Veç shpallja e pavarësisë, veç ajo ditë, dhe njohja nga vendet më të fuqishme të botës, është një vlerë që nuk paguhet me para, as me miliarda.

Para 20 vjetëve ska pasë asgjë normale në Kosovë, asgjë prej asgjëje. Ska pasë shtet hiç.
Papunësia 75% ka qenë. Veç bijtë e bijat e jugo-nostalgjikëve kanë punua nëpër strukturat e UNMIK-ut.

Prandaj mjaft më me këtë 20 vjeçarin se veç po e dëshmoni injorancën e thellë dhe poshtërsinë e rrallë si mosmirënjohës ndaj atyre që sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre, jetën, për këtë liri që po e gëzojmë sot.

Edhe kuptojeni, që Kosova nuk do të bëhej shtet pa këta që luftuan për LIRI. Pa praninë e tyre në strukturat politike të Kosovës. Nuk do të bëhej edhe pikë.
Ju mundeni edhe me plasë, por nuk e ndryshoni dot këtë fakt.

????????????