Kur Shën Valentini “ndërron” gjininë

Shkruan: Idriz Ismajli

Postfestum

14 Shkurtit  Dita e   Shën Valentinit.

Që të kam njohuri më shumë për këtë ditë, shfletoj ne internet dhe ja çka gjej:

“Dita e Shën Valentinit thuhet se ka lindur nga një prift i cili quhej Shën Valentin ku ai bëri martesë ilegale dhe pastaj ai u burgos. Roja i burgut kishte një vajzë e cila ishte e verbër dhe ai e shëroi atë, pastaj  ata te dy u dashuruan në njëri tjetrin dhe prifti para se të vdiste i dërgoi vajzës një letër që ia shprehi ndjenjat e tij dhe kjo ditë u quajt dita e Shën Valentinit dhe festohet në shumë vende të botës”.

Dhe tani shpalos Fejsbukun e Mark Zukenbergu-t e qe nga zemra e uroj : “Shpirti dritë ju bëftë” që po na mundëson t’i shprehim “ndjenjat tona”.

14 shkurt

Urime nga më te ndryshmet. Ka nga to  të mira,  të thjeshta. Ka urime nga te gjitha moshat dhe secila ka ngjyrimin e vet te dashurisë pa teprime te sinqerta dhe te çiltërta

Shumëkush  shfrytëzon  rastin sidomos ata më te rinjtë që te shprehin dashuri ndaj të dashurave të tyre, apo ndaj atyre qe kane simpati por që akoma nuk ua kane fituar zemrën dhe pse jo. Është një ndjenjë e veçantë.

Por ka edhe nga ata te cilët shkojn uhaaa.. larg sa që edhe Shën Valentinit ja  “ndërrojnë”  gjininë  e bëjnë  “Shën Valentina” duke krahasuar të dashurën e vet, apo gruan e vet si …“Shën Shahzadja”  …apo si në at  barsoletën: Kur njena shkon te mjeku për dhimbje barku dhe mjeku e pyet se çka ka ngrenë?.

Ajo…. Doktor kam hëngër  një picë italiane,  një sallatë greke të shoqëruar me një verë franceze.

Zonjë!  Te mjeku jeni ju, nuk je në Fejsbuk!

Me trego çka ke ngrënë?!….