Turistët britanikë ngecin në Kosovë në kohë pandemie: Jemi me fat që përfunduam këtu

Dy turistë britanikë kanë ngecur në Kosovë pas përhapjes së koronavirusit.

Skocezi Mike Elm dhe partnerja e tij nga Anglia, Rosie Ëatson, të cilët po udhëtojnë nga Evropa në Azi për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin klimatik, janë bllokuar në Kosovë për më shumë se një muaj për shkak të mbylljes së kufijve, vendim ky i nxitur nga pandemia koronavirus.

Elm dhe Ëatson lejohen të dalin për 90 minuta çdo ditë për të marrë gjëra ushqimore esenciale në qytetin perëndimor të Prizrenit, shkruan e përditshmja britanike Reuters.

Sipas mediumit, për t’u marrë në intervistë të dy britanikët, paraprakisht nevojitej miratim nga autoritetet kosovare.
“Jam jashtëzakonisht me fat në vendin ku kam përfunduar, ky (Prizreni) është një qytet i bukur,” i tha Elm Reuters.

Elm, 32-vjeçar nga Edinburgu, kryeqyteti i Skocisë, kishte planifikuar të pedalonte me biçikletën e tij 10,000 kilometra nga Austria në Mongoli për dy vite, por ai arriti të mbulojë vetëm 3.000 km para se të arrinte në Kosovë.

Ëatson filloi udhëtimin e saj vitin e kaluar nga shtëpia në Lake District, Angli Veriore.

“Europa Lindore ka shumë burime natyrore për t’i ruajtur dhe jo për të hequr dorë nga to”, tha Watson.