Turma e veteranëve po tenton të futet në Kuvend

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës për të protestuar për pagën minimale.

Masa tani po bënë përpjekje për tu futur në objekt të Kuvendit, në shenjë revolte për heqjen e kësaj kategorie nga lidhja me pagën minimale.

Policia ka vendosur kordonin e saj në hyrje të Kuvendit dhe është e vendosur të mos lejoj futjen e protestuesve brenda objektit.