Atentat në Greqi, 37-vjeçari shqiptar qëllohet me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, ku një shqiptar ka rënë pre e një atentati.

Mediat greke raportojnë se një 37-vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në Aigaleo të Athinës.

Shqiptari ishte duke ecur në rrugën Kerasuntos, kur pranë tij u afrua një makinë e zezë dhe një nga pasagjerët e makinës hapi zjarr ndaj tij.

37-vjeçari ka marrë lëndime të rënda dhe dërgua me shpejtësi në spitalin e Nikeas.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.