Turqia po ndërton mur kufitar për të parandaluar ardhjen e afganëve

Përderisa mijëra afganë po largohen nga vendi, Turqia ka njoftuar se po ndërton një mur përgjatë kufirit të saj me Iranin, për të ndaluar një fluksi të mundshëm të ri të refugjatëve nga Afganistani.

Pengesa do të jetë 295 km e gjatë kur të përfundojë, e fortifikuar me tela me gjemba dhe llogore, sipas një raporti të AFP, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

“Ne do t’i intensifikojmë punët tona dhe do të përforcojmë të kuptuarit se kufijtë tanë janë të pakalueshëm “, tha Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, sipas një raporti të Hurriyet Daily.

“Një pjesë e madhe e saj është përfunduar. Gati 150 kilometra llogore janë gërmuar. Përforcime shtesë janë bërë në pikat tona kufitare dhe zonat bazë”, ka shtuar ai.