Turqia regjistron numrin më të madh të rasteve të reja me Covid-19 brenda një jave

Turqia ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga 30 prilli. Në vend gjithashtu u paraqitën 2,253 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas shifrave nga Ministria turke e Shëndetësisë.

Rastet e reja në Turqi kanë qenë në një trajektore rënieje që nga mesi i prillit dhe kanë arritur deri në 1.614 raste në ditë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Vendi po hyn në atë që Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca e ka quajtur fazën e dytë në luftën kundër pandemisë. Në një konferencë shtypi të mërkurën, ai e quajti këtë periudhë një “jetë të kontrolluar shoqërore”, e cila do të detyrojë të vendosë kufizime.

“Edhe pse kemi përdorur fjalën normalizim, kjo nuk ka të bëjë me kthimin në normalitet. Bëhet fjalë për krijimin e një normale të re, “tha ministri turk i shëndetësisë.

Turqia do të fillojë të heqë disa kufizime më 11 maj, duke përfshirë rihapjen e parukierëve dhe berberëve.