U cilësua si vdekje e dyshimtë, policia nis hetimet për vdekjen e prishtinasit në rrugë

U cilësua si vdekje e dyshimtë nga policia vdekja e një personi që kishte ndërruar jetë në rrugë mesditën e së dielës në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës viktima në çastin kritik ishte duke ecur rrugës dhe ishte rrëzuar papritur.

Me të dalë në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia në raportin 24 ka dhënë detaje duke thënë se, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë është rrëzuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia.