U dyshua për vetëvrasje, por 57-vjeçari është vrarë në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme ku një person ka mbetur i vrarë pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur.

Mësohet se viktima, 57-vjeç kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA.

Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës.

Nuk ka ende informacione të konfirmuara mbi numrin e personave të përfshirë. /tch