U përfol se do të emërohet në një post diplomatik, reagon Aida Dërguti

Ish’deputetja Aida Dërguti ka reaguar pas raportimeve se do të emërohet në një post diplomatik.

Në një shkrim në Facebook ajo ka thënë se nuk e kanë kontaktuar për këtë çështje e se nuk është pjesë e PSD’së që nga viti 2019-të.

“Dy shpifje te Koha Ditore ne këtë artikull: e para, nuk me ka kontaktuar dhe e dyta qe nga viti 2019 nuk jam pjese e PSD. Mos shpifni”, ka shkruar Dërguti.

Sot është raportuar në media se Dërguti është rrugës për t’u emëruar në një mision diplomatik.

Njejtë është raportuar edhe për Shqipe Pantinën, ish partiakën e Dërgutit në PSD dhe LVV.