Dy gola brenda dy minutave në ndeshjen Monterrey – Liverpool (video)

Liverpooli dhe Monterrey janë duke luajtur baras 1:1, në një ndeshje gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, që po zhvillohet momentalisht në Doha.

Naby Keita shënoi për 1:0 për Liverpoolin, pas një asisti të bukur nga Mohamed Salah në minutën e 12-të, raporton Gazeta Express.

Por vetëm dy minuta më vonë, Rogelio Funes shënoi për 1:1.

Liverpooli është në kërkim të trofeut të parë në Kupën e Botës për Klube.

https://streamable.com/xaal4

https://streamable.com/wcco6