U përshkrua si figurë e lidhur me krimin – Haradinaj i kundërpërgjigjet “Freedom House”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi emri i tij u përmend në raportin e Freedom House, si figurë lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se ky raport u përhap me bujë, raporton Paparaci.

Tutje, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë shtoi se edhe kur ka qenë kryeministër por edhe tash, ka punuar për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

“U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im. Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, shkroi ai në Facebook.

Ramush Haradinaj thotë se do të jetë në krye të detyrës për t’i bërë opozitë Qeverisë Kurti.

“Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, përfundon statusi i tij.