U shpall në kërkim nga policia pasi ishte zhdukur nga banesa, gjendet i vdekur një person në Tiranë

Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për noa.al se në rrugën “Mustafa Lita”, në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.